Flash

Ironia e Palokës: E vërteta pse Basha nuk ka humbur asnjëherë

Lapsi.al 13 March 2022
Ironia e Palokës: E vërteta pse Basha nuk ka humbur

Deputeti i PD-së Edi Paloka ka ironizuar deklaratën e kryetarit Lulzim Basha se “nuk kishte humbur asnjë garë gjatë jetës së tij”.

Paloka thotë se fjalët e Bashës janë të vërteta, pasi sa herë që ka humbur Partia Demokratike, pasuria e kryedemokratit është shtuar.

“Sinqeriteti i L.B. Dy herë, me dy deklarata te tij se fundmi, L.B eshte treguar vertete i sinqerte! Deklaroi se “nuk ka humbur asnjehere”!

Shume e vertete, ai nuk ka humbur asnjehere, perkundrazi pas cdo humbjeje te PD atij i jane shtuar pasurite . Ata qe kane humbur kane qene demokratet.

Tani deklaron se eshte gati te bej cdo gje qe ka ne dore, por jo doreheqjen qe i kerkon grupi i tij. Kjo per arsyen e thjeshte se doreheqjen nuk e ka ne dore ai , po ata qe e mbajne peng!

Por as PD as demokratet nuk mund te mbeten peng i tij. Tani rruga per tu ndjekur dihet. Secili ben zgjedhjen e tij” – shkruan Paloka. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI