Flash

Basha përdor krerët e degëve/ "Deputetët që të kërkojnë dorëheqje të lënë mandatin"

Lapsi.al 13 March 2022
Basha përdor krerët e degëve/ "Deputetët që

Pas mbledhje së një dite më parë të Grupit Parlamentar ku për 6 orë me radhë kryetarit të Partisë Demokratike iu kërkua që të largohet nga drejtimi, Lulzim Basha ka thirrur edhe një herë në ndihmë krerët e degëve në rrethe. Pjesa më e madhe e tyre janë të emëruar ose komanduar nga vetë Basha ndaj ata kanë mbajtur në mbledhje sërish një qëndrim kundër deputetëve.

“Deputetët duhet të jenë të kujdesshëm. Nëse kërkojnë dorëheqjen e Bashës të vënë edhe mandatin e tyre në tavolinë. Asnjë s’e ka fituar vetë mandatin, jemi edhe ne aksionarë të mandateve të tyre” – mësohet të ketë thënë kreu i degës nr 8 në Tiranë, Pëllumb Seferi.

Ndërsa kreu i degës së Mallaksatrës, Agron Kapllanaj është shprehur se vendimi i 9 shtatorit për përjashtimin e Sali Berishës nuk mund të ndryshojë.

“Rruga më e thjeshtë është të hapim garë në PD. Të lëmë datën e zgjedhjeve dhe të hyjmë në zgjedhje. A na bën mirë kjo? Mendoj se jo. A i bashkon demokratët? Jo. Ndoshta do i dëmtojë më shumë, do çahet më shumë” – ka thënë Kapllanaj.

Kujtojmë se ky i fundit kishte vënë bast karrierën politike se Berisha nuk do merrte Shkodrën, por pas daljes së rezultateve nuk e mbajti fjalën.

Ndërsa më i flakti në mbrojtje të Bashës në mbledhje ka qenë, Ilir Koçia, Kreu i Partisë Demokratike në Kuçovë që ka qenë kategorik se Basha nuk mund të largohet në këtë situatë.

“Si të ikë Lulzim Basha dhe ta lërë PD-në në ciklonin e përplasjeve me Sali Berishën? Nuk jam dakord. Ne na duhet zgjidhja. Kryetari e ka bere te qarte se është i gatshëm për çfarëdo lloj zgjidhjeje” – ka thënë Koçia. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI