Flash

Basha nuk ikën: Nuk kemi gabuar, PD nuk ka shans me një “non grata”

Lapsi.al 13 March 2022
Basha nuk ikën: Nuk kemi gabuar, PD nuk ka shans me një “non

Kryetari i PD-së Lulzim Basha duket i vendosur të qëndrojë në krye të kësaj partie. Në një mbledhje që ka zhvilluar pasditen e së dielës në selinë me blu me kryetarët e degëve të kësaj partie, mësohet se Basha është shprehur se “është i gatshëm për çdo zgjidhje”.

Megjithatë kreu i PD-së thotë se “nuk janë bërë gabime” dhe se “PD nuk ka shans me një "non grata” duke theksuar se “vendimi i 9 shtatorit (për përjashtimin e Berishës) nuk mund të zhbëhet” .

“Të ndërtojmë një proces drejt zgjidhjes. Sfida është të bëjmë bashkë këto 3 pjesë. Kam përsëritur para deputetëve atë që u kam thënë juve në takimin e fundit: “Jam në dispozicion të zgjidhjes”. Zgjidhja është një proces.

Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve, por për shkak të vendimit të 9 shtatorit. Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një “non grata”. Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi i kolegjit të kryetarëve pasi ky kolegj mban peshën më të madhe.

Sfida është si ti bëjmë bashkë këto 3 pjesë. 9 shtatorin nuk e zhbëjnë dot nëse nuk duam të zhbëjnë PD. Duhet të tregojmë mençuri të bashkojmë PD, që të arrijmë sukses elektoral. Situata është eksplozive dhe detyra jonë është të jemi 1 orë e më parë në shërbim të njerëzve. Unë në shërbim të zgjidhjes, kam vënë në dispozicion gjithçka,” - ka thënë Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI