Flash

Sherr për një femër/ Një 22-vjeçar u plagos me thikë, ishte marrë peng muajin e kaluar

Lapsi.al 13 March 2022
Sherr për një femër/ Një 22-vjeçar u plagos me

Sherri për një femër/ Zbulohet kronologjia, plagosja e 22-vjeçarit e lidhur me pengmarrjen e 24 shkurtit

Sherri për një femër/ Zbulohet kronologjia, plagosja e 22-vjeçarit e lidhur me pengmarrjen e 24 shkurtit

Ngjarja e ndodhur sot në në Roskovec, ku u plagos me thikë 22-vjeçari Julian Goga duket se ka marrë një rrjedhë tjetër.

Me sa duket krimi është është vazhdim i ngjarjes së ndodhur më 24 shkurt, ku sërish shënjestra ka qenë 22-vjeçari i plagosur sot me thikë.

LEXO EDHE:

Rritja e çmimeve, fermerët e Devollit protestë përballë Drejtorisë së Bujqësisë: Po fundosemi

Më 24 shkurt, Goga u rrëmbye, u dhunua dhe kërcënua nga dy vëllezërit Igli dhe Endri Ajdini, pasi i kishte ngacmuar të dashurën njërit prej tyre.

Ishte vetë 22-vjeçari që denoncoi rrëmbimin e tij pasi u lirua dhe policia arrestoi dy vëllezërit Ajdini.

Ndërsa sot ka qenë kunati i dy vëllezërve që e ka sulmuar duke e plagosur me thikë të riun.

NJOFTIMI I POLICISË

Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe arreston autorin.

Pas marrjes së njoftimit se në Roskovec ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. P., i cili për motive të dobëta, kishte goditur me thikë shtetasin J. G., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 19 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Shtetasi J. G. ndodhet në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve. Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POLICIA PËR NGJARJEN E 24 SHKURTIT

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Igli Ajdini, 32 vjeç dhe Endri Ajdini, 25 vjeç, (vëllezër), banues në Roskovec, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth një orë si edhe e kanë kanosur për jetën shtetasin J. G., 22 vjeç, banues në Roskovec.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI