Flash

VIDEO/ Rusët kërcënojnë të lënë në hapësirë astronautin amerikan

Lapsi.al 13 March 2022
VIDEO/ Rusët kërcënojnë të lënë në

Programi hapësinor i Rusisë kërcënoi se do të lërë një astronaut amerikan në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Mark Vande Hei, një 55-vjeçar i martuar, baba i dy fëmijëve nga Teksasi ka të planifikuar të kthehet në Kazakistan me dy kozmonautë rusë në një anije kozmike ruse Soyuz më 30 mars, pasi ai ka kaluar gati një vit në bord.

Por në kulmin e sanksioneve të SHBA kundër Rusisë për shkelje të të drejtave të njeriut në Ukrainë, kreu i agjencisë ruse të hapësirës Dmitry Rogozin ka kërcënuar se do ta lërë atë në hapësirë.

Ai madje ka prodhuar një video rrëqethëse që u postua në Tëitter nga NASA Watch. Video me tekstin "Lamtumirë" tregon 2 kozmonautët rusë në bord që e përshëndesin amerikanin dhe shkëputin segmentin rus të stacionit.

"Studio televizive Roscosmos bëri me shaka mundësinë e tërheqjes së Rusisë nga projekti ISS dhe heqjen e segmentit rus të stacionit, pa të cilin pjesa amerikane e projektit nuk mund të ekzistojë", - u tha në një sqarim të Ria Novosti.

“Është një kërcënim i tmerrshëm. Kur e dëgjova për herë të parë, qava shumë. Është shumë shqetësuese. Ne thjesht po lutemi” – tha nëna e astronautit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI