Flash

Basha: I gatshëm të bëj gjithçka për PD, por sa i përket dorëheqjes ...

Lapsi.al 10 March 2022
Basha: I gatshëm të bëj gjithçka për PD, por sa i

Lulzim Basha, në një komunikim për mediat u pyet nga gazetarët nëse do të japë dorëheqje, Basha tha se ai do të bëjë gjithçka që Partia Demokratike të mos shkatërrohet. Por kur pyetet për dorëheqjen Basha e lexon si presion.

Më tej kreu i PD theksoi se është i gatshëm dhe i hapur për të dialoguar me demokratët dhe votuesit. Kryedemokrati ripërsëriti se kauza për të cilën sot ka nevojë opozita është forcimi dhe ringritja e PD dhe se kushdo që përpiqet t’i bëjë presion për ta larguar nga rruga e kësaj kauze nuk bën gjë tjetër vetëm se shkatërron Partinë Demokratike.

“Do ta bëjmë me një dialog të hapur me njëri tjetrin dhe votuesit tanë që përfundimit ti japë një goditje përfundimtare kësaj keqqeverisje. Kemi një ditë tjetër rekord të çmimit të naftës. Garantoj shqiptarët se ne nuk do ta lëmë me votimin kundra të PS, nuk do ta lëmë thjesht me depozitimin e kallëzimeve në SPAK. Hetimin dhe vënien para përgjegjësisë jo të një apo dy personave dhe të rikthimit të këtyre parave të qytetarët shqiptarë. Ato janë para e shqiptarëve, dhe ajo maskaradë aty brenda nuk mund të fshehë. Një njeri ka vendosur ta trajtojë Shqipërinë si çiflig, Të bëhemi bashkë në këto beteja pavarësisht se kemi diferenca mendimi. Bëhet fjalë për vogëlushët shqiptarë”, tha ai, duke shtuar: Ne do depozitojmë një kallëzim të grupit të strukturuar kriminal në ditët e ardhshme.

Tryezë bashkimi me Komisionin e Rithemelimit?

Basha: Unë do të bëj gjithçka që PD të dalë nga trauma e pësuar në 6 mars. Unë kam qenë i gatshëm të bëj gjithçka.

Gjithçka përveç dorëheqjes?

Basha: Kauza është forcimi dhe ringritja e PD, kushdo që mendon se mund të më bëje presion mua dhe demokratëve për të na hequr nga kauza, nuk bën gjë tjetër vetëm se shkatërron PD. Ne kemi nisur një proces që do ta vazhdojmë në mënyrë që vendimet të merren në favor të Partisë Demokratike. 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI