Flash

Operacioni SPAK, pranga edhe për dy punonjës policie të përfshirë në trafikun e drogës (Emrat)

Lapsi.al 10 March 2022
Operacioni SPAK, pranga edhe për dy punonjës policie të

Një hetim 3 vjeçar ka provuar veprimtarinë e kundraligjshme të 5 grupeve të strukturuara kriminale duke çuar në pranga 42 persona në 4 qytete të Shqipërisë - Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë

SPAK në një njoftim për median thotë se janë evidentuar 13 (trembëdhjetë) episode kriminale të trafikimit të narkotikëve, prodhimit dhe shitjes së narkotike si dhe kultivimit të bimëve narkotike në qytetet Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë, gjatë periudhës mars - nëntor 2020.

Në pranga sot (10 mars 2022) kanë rënë dhe dy punonjës policie, njëri në Komisariatin e Policisë, Tepelenë dhe tjetri në në Drejtorinë Vendore të Policisë, Gjirokastër.

Të arrestuar janë Fejzo Meçaj dhe Adriatik Logli.

”Gjatë hetimeve ka rezultuar se shtetasit Fejzo Meçaj me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë, Tepelenë dhe Adriatik Logli me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë, Gjirokastër, kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, informoi sot SPAK.

Ndaj tyre Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte marrë më 8 mars 2022 masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.

Dosja

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka kryer hetime proaktive në kuadër të procedimit penal nr.130 të vitit 2019.

“Në këtë procedim penal janë hetuar shumë episode dhe një numër i madh personash të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikeve”, “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Kultivimit të bimëve narkotike”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 283, 248, 333/a dhe 334 të Kodit Penal”

Për 42 persona është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”

1 person është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”

1 person është caktuar masa e sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”

Të këshilluara

Me urdhër të SPAK, 6 të arrestuar në Vlorë

SPAK ka zbarkuar në Vlorë një natë më parë dhe gjatë orëve të para të ditës së sotme janë arrestuar gjashtë persona. Ata dyshohet të jenë pjesë e një grupi të s...

09:12

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Territori shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm gjatë paradites dhe mesditës, duke bërë që të ketë dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta ...

07:41

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI