Flash

Gaz Bardhi flet si Basha: Duhet analizë e thellë, dorëheqja është gjëja më e thjeshtë për mua

Lapsi.al 10 March 2022
Gaz Bardhi flet si Basha: Duhet analizë e thellë, dorëheqja

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi foli sot para mediave me të njëjtën gjuhë si Lulzim Basha. Edhe ai tha se PD është në një reflektim të thellë. 

“Mos më kërkoni mua çfarë do të bëjë Basha. Mos më kërkoni konkluzione jashtë institucioneve të partisë. Vetëm trajtimi i problematikave i shërben interesit të demokratëve. Çdo tollovitje tjetër mediatike nuk iu shërben interesit të demokratëve. Kemi përgjegjësi ndaj demokratëve. Emrat janë të parëndësishëm përballë sakrificës së demokratëve. Është nxitim dalja me konkluzione pa analizë. Kam qenë në mbledhjen e grupit ajo që kam dëgjuar nga kolegët ka qenë një qëndrim ndoshta edhe emocional. Në atë mbledhje isha 48 orë pa gjumë, një pjesë e kolegëve ishte po ashtu. Kanë kërkuar zgjidhje. Kanë pasur dhe nga ata që mendojnë se zgjidhja është dorëheqja kryetarit. Ne nuk duhet të dalim në konkluzione pa një analizë të thellë të problemit. Problemet nuk zgjidhen me individualizim të përgjegjësisë. Të jap dorëheqjen është gjëja më e thjeshtë për mua. Nuk është çështje karrigesh dhe emrash, por përgjegjësie. Gazmend bardhi dhe gjithkush tjetër nuk kanë lindur në një pozicion. Do të duhet të bëjmë një analizë të fortë”, tha Bardhi.

Më herët Lulzim Basha foli për reflektim të thellë, fjalë që i ka përsëritur shpesh pas cdo humbje të zgjedhjeve që nga viti 2015 kur ishte edhe beteja e parë e tij në krye të PD-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Me urdhër të SPAK, 6 të arrestuar në Vlorë

SPAK ka zbarkuar në Vlorë një natë më parë dhe gjatë orëve të para të ditës së sotme janë arrestuar gjashtë persona. Ata dyshohet të jenë pjesë e një grupi të s...

09:12

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI