Flash

Shehaj: Basha nuk e ka më shumicën në PD, Berishën largojeni me votë

Lapsi.al 10 March 2022
Shehaj: Basha nuk e ka më shumicën në PD, Berishën largojeni

DeputetiAgron Shehaj u shpreh sot se Lulzim Basha nuk ka më shumicën brenda PD dhe për këtë arsye duhet të largohet.

"Demokracia funksionon nëpërmjet votës dh nëpërmjet respektit të vullnetit të shumicës. Shumica tregoi që nuk është më Bashën dhe Basha duhet të largohet për këtë arsye. Kushdo që pretendon se zoti Sali Berisha duhet të largohet ka të drejtën e tij, por duhet të mbledhë vota për të larguar Sali Berishën. Kushdo që do ta largojë le të mbledhë më shumë vota se Sali Berisha dhe ta largojë. Zgjidhja është me votë. Shumica e ka shprehur vullnetin. Argumenti që përdorte deri dje Basha dhe mbështetësit e tij ishte se ata kishin shumicën dhe nuk kishin arsye të largoheshin. Tani ata nuk e kanë më shumicën. Në demokraci vendoset nëpërmjet votës, shumica vendos", tha Shehaj.

Pas humbjes së zgjedhjet të 25 prillit 2021, Agron Shehaj kandidoi për PD-në përballë Lulzim Bashës. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI