“Rusia përdori një bombë me vakuum të hënën në aksionin e saj për pushtimin e Ukrainë” – tha Oksana Markarova, ambasadorja e Ukrainës në SHBA.
Ajo ngriti pyetjen nëse kjo ishte e ndaluar nga konventa e Gjenevës dhe se kishte informuar anëtarët e Kongresit të SHBA.
"Shkatërrimi që Rusia po përpiqet t'i shkaktojë Ukrainës është i madh" – tha ajo
Bombat me vakuum janë "eksplozivë me presion të lartë" që mund të kenë efekt të jashtëzakonshëm.
Ligjet e luftës ndalojnë "sulmet pa dallim" shpjegoi Human Rights Watch. Të shtunën, CNN raportoi se kishte parë një raketë termobarike pranë qytetit rus të Belgorod. ©LAPSI.al