Ushtarët ukrainas për të cilët u tha se u sulmuan nga një luftanije ruse në ishullin Zmiinyi (Gjarpri) janë ende gjallë. Kjo sipas një deklarate të postuar në Facebook nga shërbimet detare të Ukrainës.
“Ne jemi shumë të lumtur që mësuam se vëllezërit tanë janë gjallë dhe mirë”, - thuhet në deklaratën e postuar të hënën.
“Detarët ukrainas "kundërshtuan” dy herë sulmet e pushtuesve rusë, por nuk mund të vazhdonin më të mbronin ishullin”, - vazhdoi deklarata.
“Lidhja me ishullin u ndërpre plotësisht dhe përpjekjet për të kontaktuar marinarët ishin të kota, pasi forcat e armatosura ruse shkatërruan infrastrukturën e tij”, - tha marina ukrainase.
Të premten ne raportuam se si Ukraina po nderonte 13 ushtarë për të cilët tha se u vranë ndërsa mbronin ishullin nga sulmet ruse.
Ata u bënë viralë në rrjetet sociale pas publikimit të një audioje ku i thoshin luftanijes ruse “të shkonte të qih*j”. ©LAPSI.al