Flash

Berisha: Rama ka marrë pasaportën e zezë të antishqiptarit, mbështet ende Ballkanin e Hapur si vasal i Serbisë

Lapsi.al 28 February 2022
Berisha: Rama ka marrë pasaportën e zezë të antishqiptarit,

Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ai vazhdon ende të mbrojë "Ballkanin e Hapur", në një kohë kur Serbia s'ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës. Berisha tha se Rama ka marrë pasaportën e zezë të antishqiptarit.

"Cdo votë për Edi Ramën është absolutisht votë kundër idealeve tuaja, kundër dinjitetit tuaj, kundër karakterit tuaj. Nuk votohet një njeri që vetëm urren, një njeri i cili ka fituar pasaportën e zezë të antishqiptarit. Ka një luftë në zemër të Europës, Rusia ka sulmuar fqinjin e vet, Ukrainën. Edi Rama vazhdon akoma mbron 'Ballkanin e Hapur' të kryesuar tërësisht nga Serbia si vasal i Serbisë. Serbia jo që s'ka dënuar agresionin ndaj Ukrainës, përkundrazi ka kundërshtuar pezullimin e Rusisë nga KiE, përkundrazi shprehet e hapur ndaj saj. Dhe Edi Rama që do të na thoshte ne gjatë vizitës së tij në Uashington se Rusia nuk është armiku ynë. Por nëse nuk është Rusia armiku ynë, mbi tokë nuk ka armik më të madh për ne se Rusia. E tillë ka qenë në shekuj dhe është përpjekur me pushtetin e saj që t'i bëjë çdo të zezë Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë", u shpreh Berisha gjate nje takimi elektoral ne Vore.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI