Flash

Njeriu i Putinit bën kërcënimin e frikshëm: Me 500 bomba bërthamore shkatërrojmë SHBA dhe NATO-n

Lapsi.al 28 February 2022
Njeriu i Putinit bën kërcënimin e frikshëm: Me 500 bomba

“Krye-propagandisti” i Vladimir Putin kërcënoi Perëndimin me shkatërrim bërthamor vetëm disa orë pasi lideri rus vendosi forcat e tij bërthamore në “gadishmëri”. 

Duke folur në televizionin kombëtar me një furi retorike anti-perëndimore, spikeri televiziv Dmitry Kiselyov u tha shikuesve:

"Nëndetëse tona mund të qëllojnë më shumë se 500 koka bërthamore.

Kjo do të garantonte shkatërrimin e SHBA-së dhe të gjitha vendeve të tjera të NATO-s." 

"Në përputhje me parimin "Pse na duhet bota, nëse Rusia nuk është atje?" - tha Dmitry Kiselyov ndërsa dha edhe detaje si do i përdorte Rusia armët bërthamore.

“Armët bërthamore të Rusisë shpërndahen nga bombarduesit strategjikë më të shpejtë në botë.

“Kjo është pa përmendur as Forcat Raketore Strategjike Ruse. Potenciali bërthamor rus është më i fuqishmi në botë.

“Sot Triada jonë Bërthamore Ruse është në gatishmëri të lartë. Putin e paralajmëroi [Perëndimin]. Mos u përpiqni të trembni Rusinë." - u shpreh krye-propagandisti i Putin. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI