Publikohen të tjera imazhe satelitore të marra këtë të hënë që tregojnë se si forcat tokësore ruse vazhdojnë t’i afrohen më pranë kryeqytetit të Ukrainës.
Nga pamjet shihet një kolonë ushtarake që shtrihej mbi 17 milje.
Sipas kompanisë private amerikane Maxar Technologies, imazhet satelitore tregojnë kolonën në skajin lindor të aeroportit Antonov që përmban qindra automjete të blinduara, tanke, artileri dhe automjete mbështetëse logjistike.
Reuters thotë se ato vazhdojnë të lëvizin në jug drejt Kievit. ©LAPSI.al


