Flash

Kina thyen heshtjen për pushtimin rus në Ukrainë

Lapsi.al 25 February 2022
Kina thyen heshtjen për pushtimin rus në Ukrainë

Kina thyen heshtjen për luftën në Ukrainë. Superfuqia ende po refuzon të dënojë Rusinë për sulmet në Ukrainë, ndërsa ministri i Jashtme kinez vazhdon të mos e quaje agresionin rus, pushtim, shkruan BBC.

Në një konferencë të përditshme në Pekin, zëdhënësi i ministrit të Jashtëm, Wang Wenbin përsëriti qëndrimin e Kinës se ndërsa respekton integritetin territorial të të gjitha vendeve, ajo kupton gjithashtu “shqetësimet legjitime të Rusisë për çështjet e sigurisë”.

Ai shtoi se Kina ende e njeh Ukrainën si një shtet legjitim dhe besonte se dera për një zgjidhje politike ende nuk ishte mbyllur në Ukrainë, por nuk dha sugjerime se si mund të zhvillohet dialogu.

Gjithashtu, ai nuk tha nëse Pekini do të njihte apo jo republikat e vetëshpallura separatiste Donetsk dhe Luhansk në lindje të Ukrainës.

BBC kërkoi një përgjigje ndaj komentit të presidentit amerikan Joe Biden se “çdo komb që përballon agresionin e Rusisë në Ukrainë do të njolloset nga shoqërimi”.

Wang u përgjigj se “vendi, reputacioni i të cilit do të njolloset është ai që ndërhyri në punët e brendshme të kombeve të tjera në emër të të drejtave të njeriut dhe që vazhdoi të zhvillonte luftëra”.

Sa i përket sanksioneve, ai tha se që nga viti 2011, SHBA-të kanë vendosur më shumë se 100 sanksione ndaj Rusisë, por ato nuk kanë funksionuar dhe se sanksionet do të shkaktojnë vetëm vuajtje.

Të këshilluara

Shkon në 137 numri i ukrainasve të vrarë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi mbrëmjen e së enjtes se 137 qytetarë, ushtarë dhe civilë humbën jetën në ditën e parë të sulmit masiv ushtarak ru...

00:11

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI