Flash

Biden: Putin zgjodhi luftën, tani do vuajë pasojat

Lapsi.al 24 February 2022
Biden: Putin zgjodhi luftën, tani do vuajë pasojat

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë pas sulmit ndaj Ukrainës, duke akuzuar udhëheqësin rus Vladimir Putin se "e zgjodhi këtë luftë" dhe se vendi i tij do të mbartë pasojat e veprimeve të tij.

Sanksionet kanë në objektiv bankat ruse, oligarkët dhe sektorët e teknologjisë së lartë, tha Presidenti Biden. Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate do të bllokojnë asetet e 4 bankave të mëdha ruse, do të vendosin mekanizma kontrolli ndaj eksporteve dhe do të vendosin sanksione ndaj oligarkëve.

Masat ndëshkimore i përmbahen këmbënguljes së mëparshme të Shtëpisë së Bardhë se do të synojnë të godasin sistemin financiar të Rusisë dhe të rrethit të brendshëm të zotit Putin, ndërkohë që do të vendosin edhe mekanizma kontrolli ndaj eksporteve, të cilat do të godasin industrinë dhe ushtrinë ruse duke i mohuar qasjen tek mikroqarqet gjysmëpërcjellëse të prodhuara në Amerikë dhe produktet e tjera të teknologjisë së lartë.

Presidenti Biden nuk vendosi aktualisht disa nga sanksionet e tjera më të ashpra, si p.sh. përjashtimin e Rusisë nga sistemi ndërkombëtar SËIFT, që mundëson transferimin e fondeve ndërmjet bankave në mbarë globin, apo ndaj sektorit energjetik rus.

Presidenti Biden i njoftoi sanksionet ndërsa qeveria ukrainase raportoi një rritje të numrit të viktimave ndërkohë që tanket ruse po sulmojnë nga lindja, veriu dhe jugu. /VOA

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI