Ministri i Shëndetësisë së Ukrainës, Oleh Lyashko njoftoi se deri tani 57 persona janë vrarë dhe 169 janë plagosur pas sulmit rus të Ukrainës.
Ndërsa zv.ministri i Mbrojtjes shtoi se bombardime të rënda po vazhdojnë në rajonin lindor të Donetskut.
Mësohet ndërkohë se Vladimir Putin ka folur me telefon me presidentin francez Emmanuel Macron dhe sipas Kremlinit i ka dhënë atij një shpjegim “shterues” të arsyeve të veprimeve të Rusisë në Ukrainë.
“Ishte Macron ai që kërkoi të bisedonin dhe ata ranë dakord të qëndronin në kontakt”, - thotë Kremlini.
Ndërsa Macron thuhet se kërkoi që Putin të ndërpresë operacionet ushtarake.
Presidenti francez është përpjekur të shmangë një pushtim rus në javët e fundit, duke përfshirë edhe mbajtjen e bisedimeve me Putinin në Kremlin. ©LAPSI.al