Në Tiranë mbrëmjen e sotme disa qytetarë kanë dalë në mbështetje të Ukrainës. Krahas shpalosjes së flamurit verdheblu janë ndezur qirinj dhe janë hedhur parrulla kundër Vladimir Putin, i cili ka nisur pushtimin e Ukrainës. Solidariteti nga Tirana është i ngjashëm me atë në shumë vende të tjera të botës që e dënojnë sulmin e Putin. Shihni më poshtë fotot që sjell LSA. ©LAPSI.al
