Flash

Dëshmia ekskluzive nga brenda metrove të Kievit/ "Jemi fshehur këtu, tanket kanë mbushur qytetin"

Lapsi.al 24 February 2022
Dëshmia ekskluzive nga brenda metrove të Kievit/ "Jemi fshehur

Një vajzë e re ukrainase foli ekskluzivisht për Lapsi.al, për gjendjen që ka kapluar Kievin, kryeqytetin e Ukrainës. Kryefjalë e dëshmisë së saj është frika.

"Të gjithë jemi futur në metro. Na kanë udhëzuar të fshihemi këtu. Nëntokë jemi më të sigurtë. Jam bashkë me familjen këtu." - thotë ekskluzivisht për Lapsi.al e reja ukrainase, me zërin që i dridhet nga frika.

Në dëshminë që jep ajo për redaksinë, thekson se ushtria ukrainase ka zbarkuar në Kiev, ndërsa gjithçka pritet nga Rusia ditën e sotme.

"I gjithë qyteti është mbushur me tanke. Sirenat kumbojnë në qytet" - thotë burimi. Ndërkohë, sipas detajeve që jep vajza, metroja e paralizuar gumëzhin nga murmuritjet e kryeqytetasve të shqetësuar.

Orët e para të mëngjesit të sotëm Rusia nisi një ofensivë ushtarake nga toka, deti dhe ajri drejt Ukrainës. Deri tani raportohet për mbi 40 jetë ushtarësh të humbura dhe dhjetëra civilë të vdekur dhe të plagosur. Tanket ruse, sipas raportimeve, vazhdojnë avancimin në territorin ukrainas, ndërsa raketat ruse kanë goditur shumë baza ushtarake dhe rojet kufitare të vendit. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: Lufta filloi/Rusia sulmon Ukrainën. Shpërthime në Kiev 

Të këshilluara

Rrebesh raketash mbi Ukrainë

Pas disa orësh qetësie në orët e mëngjesit sipas kohës lokale, ekipet e CNN në Kiev, Kharkiv, Odessa dhe Mariupol kanë raportuar se kanë dëgjuar edhe një herë z...

13:00

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI