Flash

Rreth 1 mln euro false në Shqipëri, arrestohet edhe bashkëpunëtori i shtetasit nga Kameruni

Lapsi.al 24 February 2022
Rreth 1 mln euro false në Shqipëri, arrestohet edhe

Pas 53 vjeçarit kamerunas, Josoue Ngankam këtë të enjte policia e Tiranës ka vënë në pranga bashkëpuntorin e tij shtetasin me iniciale Z.N. 45 vjeç. Në kuadër të operacionit të koduar “Lastra”, është bërë i mundur arrestimi i 45 vjeçarit me leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Evropian, i cili në bashkëpunim me të arrestuarin Ngankam) dyshohet se kanë tentuar të fusin rreth 1 milion euro të falsifikuara në vendin tonë. Sipas policisë këta shtetas akuzohen për falsifikim të monedhave.

“Vijon operacioni policor i koduar “Lastra”.

Shkon në 2 numri i të arrestuarve.

Në kuadër të operacionit vihet në pranga shtetasi Z. N., 45 vjeç.

Më parë, në kuadër operacionit policor të koduar “Lastra”, është arrestuar shtetasi J. N., 53 vjeç.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Lastra”, për goditjen e aktivitetit kriminal për falsifikimin e kartëmonedhave dhe tentativës për ti futur ato në vendin tonë, specialistët e për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– Z. N., 45 vjeç, me leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin J. N., (arrestuar në flagrancë më datë 17.02.2022) dyshohet se kanë tentuar të fusin rreth 1 milion euro të falsifikuara në vendin tonë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave””, thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI