Flash

Putin shtyp protestat kundër luftës, mbi 1700 të arrestuar në Moskë

Lapsi.al 24 February 2022
Putin shtyp protestat kundër luftës, mbi 1700 të arrestuar

Më shumë se 1700 persona janë arrestuar gjatë protestave kundër luftës në dhjetëra qytete në Rusi. Më shumë se 900 persona u arrestuan në Moskë dhe mbi 400 në Shën Petersburg, sipas OVD-Info, e cila gjurmon arrestimet në mitingjet e opozitës.

Mijëra njerëz u mblodhën pranë sheshit Pushkin në qendër të Moskës, ndërsa deri në 1 mijë njerëz u mblodhën në ish-kryeqytetin perandorak Shën Petersburg, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Thirrja e tyre ishte: "Jo luftës". "Jam e shokuar. Të afërmit dhe të dashurit e mi jetojnë në Ukrainë," – tha për AFP, Anastasia Nestulya, një 23-vjeçare nga Moska duke shtuar: "Çfarë mund t'u them atyre në telefon? Rrini atje?" ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI