Flash

I painformuar në kohë lufte/ Rama nuk di emrin e strukturës ushtarake të SHBA, të vendosur në Shqipëri (VIDEO)

Lapsi.al 25 February 2022
I painformuar në kohë lufte/ Rama nuk di emrin e strukturës

Kur vjen puna te batutat, kunjat, gallata apo për ndonjë serial në Netlix, kryeministri Edi Rama i ka të rrallë shokët, por kur i duhet të flasë për financat, për procedurat shtetërore, për ligjet apo për ndonjë fushë tjetër të qeverisjes së vendit, aty është e vështirë ta mbash të përqëndruar më shumë se pak minuta.

Në këto momente delikate për vendin, kur e gjithë bota i ka sytë nga lufta në Ukrainë, Ramës iu desh të flasë për çështjet ushtarake. Me një fjalor të varfër dhe i pasigurtë për deklaratat që bënte, ku ra në sy shprehja e kryeministrit se ne “jemi me më të fortët”, apo se “kjo luftë nuk është në Playstation”.

Tjetër moment ishte kur harroi emrin e forcave elitë të ushtrisë amerikane, komanda e të cilave është vendosur në Shqipëri. Në këtë rast, ndërhyri Niko Peleshi që për ta fshehur injorancën e kryeministrit i pëshpëriste në vesh, në fakt duke e bërë akoma më qesharake situatën. Shikoni videon më poshtë:

https://streamable.com/w0ou9i

Kryeministri kishte në mendje Forcat Operacioneve Speciale të ushtrisë amerikane. Ata janë pararojë e çdo ndërhyrje ushtarake të mundshme të SHBA. Shtabi i Komandës Operacioneve Speciale është vendosur në Shqipëri, si një pikë qendrore për ndërveprimin e forcave speciale të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në kohë të vështira si këto mirë është që kryeministri të jetë i informuar për një fakt të rëndësishëm si ky./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI