Flash

Ajo që pritej, Serbia nuk u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, nuk dënon agrsionin e Putin

Lapsi.al 25 February 2022
Ajo që pritej, Serbia nuk u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë,

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të premten mbrëma se Serbia nuk do t’u bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë, por në të njëjtën kohë mbështet tërësinë tokësore të Ukrainës.

Serbia është vendi i fundit në Ballkan që është shprehur rreth situatës në Ukrainë dhe të premten ritheksoi se “është në rrugën evropiane”, por nuk do të krijojë armiqësi për hir të të tjerëve.

Ndonëse zyrtarisht kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, udhëheqja populiste e Serbisë ka forcuar më tej lidhjet e ngushta politike dhe ushtarake me aleaten sllave Rusinë, si dhe me Kinën.

Presidenti serb tha se nuk është interes politik e as ekonomik që t’i vendos sanksione Rusisë, e cila tha ai, “mbështet tërësinë e Serbisë” dhe është e vetmja garantuese e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Më herët gjatë javës zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë se presin që të gjitha vendet që aspirojnë integrimin, të harmonizojnë politikat e tyre me vendimet e bllokut, përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Presidenti serb tha se është gjetur nën trysni “të rëndë” ndërkombëtare. Shumica e vendeve të Ballkanit u janë bashkuar sanksioneve. /VOA

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI