Flash

Qëlloi me armë në ajër dhe kërcënoi policët, pranga 38-vjeçarit në Kamëz

Lapsi.al 25 February 2022
Qëlloi me armë në ajër dhe kërcënoi policët,

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia në Kamëz pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Në momentin e mbërritjes së policisë, ai ka refuzuar të hapë derën dhe ka kërcënuar se do të qëllonte në drejtim të tyre. Në momentin e arrestimit atij iu sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë me fishekë luftarak dhe 11 gëzhoja. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shooting”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 5.

Qëlloi me armë zjarri në ajër dhe më pas nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, duke i kërcënuar se do qëllonte në drejtim të tyre, kapet dhe vihet në pranga autori.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe fishekë luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në Kamzë, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në Kamzë, kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se mund të kishte qëlluar një person me precedent penal në fushën e narkotikëve, shërbimet e Policisë organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “Shooting”.

Shërbimet e Policisë janë afruar në banesën në të cilën dyshohej se fshihej personi me armë dhe i kanë bërë thirrje që të hapte derën dhe t’i bindej kontrollit të Policisë.

38-vjeçari nuk i është bindur thirrjes së Policisë, por ka mbyllur derën dhe ka kërcënuar se do qëllonte në drejtim të punonjësve të Policisë.

Pas ndërhyrjes profesionale të punonjësve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

F. J., 38 vjeç, banues në rrugën “Moxart”, Kamzë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i cili u kap me armë në dorë, me fishkë në fole gati për qitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë me fishekë luftarak dhe 11 gëzhoja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI