Lulzim Basha ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë për aferën e inceneratorëve. Gjatë një takimi elektoral në Lushnje ai tha se “vjedhja e shekullit me 430 milionë euro u faktua”, ndërsa i bëri thirrje SPAK që të çojë para drejtësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me taksat e qytetarëve duke u përfshirë në aferën e inceneratorëve.
“430 milionë euro vjedhja e shekullit u faktua. Tani është në dorë të SPAK të justifikojë besimin e shqiptarëve duke çuar para drejtësisë nga bishti te koka të gjithë ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve. Kurse për 6 marsin është në dorën tuaj. Nuk bëhen dot mrekulli në një vit por do jetë viti i anti-korrupsionit nga një jurist Indrit Sefa”, tha Basha. ©LAPSI.al