Flash

Tabaku e pyet për ministrat, Rama i përgjigjet: Nuk jam "Big Brother" që të shoh me kë flenë njerëzit

Lapsi.al 23 February 2022
Tabaku e pyet për ministrat, Rama i përgjigjet: Nuk jam "Big

Kryeministri Edi Rama është thirrur sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët nën cilësinë e dëshmitarit. Rama tha fillimisht se nuk ka ardhur për asnjë aferë, duke i cilësuar si opinione pyetjet e kryetares Jorida Tabaku.

Sakaq, i pyetur nëse ka përfituar Lefter Koka miliona euro si pronar i këtij projekti, kryeministri tha se e njeh vetëm si ministër Mjedisi. I pyetur më tej nëse tre pronarët e inceneratorëve që janë në kërkim, kanë miqësi me Arben Ahmetajn, Rama iu përgjigj me ironi, duke i kujtuar Tabakut “Big Brother-in”.

Pjesë nga debati:

Edi Rama: Ju bëni të gjitha pyetjet dhe opinionit i shprehini në raport. Nuk kam ardhur këtu për asnjë aferë që të jemi të qartë.

Jorida Tabaku: Ju në cilësinë e kryeministrit keni miratuar një ligj a është Lefter Koka, një nga pronarët që ka përfituar 4 milion euro, një nga pronarët përfitues?

Edi Rama: Është një pyetje e eksportuar nga debati parlamentar dhe televiziv. Unë jam kryeministër dhe Leter Kokën e njoh si ministrin e Mjedisit, nuk e njoh si pronar përfitues.

Jorida Tabaku: Unë kam 51 pyetje do përpiqem të jem korrekte, përgjigjet koncize. A është Alqi Bllako i cili përmes babait të tij është faktuar se ka përfituar 150 mijë dollarë, një pronar përfitues?

Edi Rama: E çmoj humb dipsonibiltetin tuaj, ju nuk keni faktuar asgjë në këtë komision. Keni krijuar një opinion tuajin. Faktet këtu janë ato që kemi ardhur të ballafaqojmë bazuar në dokumente, jo në opinione të krijuara mbi spekulime. Nuk shoh asnjë lidhje deri tani midis rolit që kam ardhur deri këtu.

Jorida Tabaku: Zoti kryeministyër, zoti dëshmitar, zoti Rama, a është Ahmetaj një mik i afërt me tre përfituesit një nga pronarët përfitues?

Edi Rama: Unë e kuptoj që Big Brother në këtë periudhë ka krijuar audiencë, por se kush është miku i kujt, se kush flet me kë, se kush zgjodhet me kë nuk janë të parashikuara në dispozitat kushtetuese të rolit të kryeministrit. Meqë ju më thatë zoti kryeministyër, zoti dëshmitar, zoti Rama, unë po ju përgjigjem si kryeministër është jashtë kompetencave të mia që të studioj miqësitë. Si dëshmitar mendoj se po shkelni ligji, ndërsa si zoti Rama jam i painteresuar se kanë dalë në modë pantallonat e shkurtra në dimër, qëkur mbaja pantallona të shkurtra se çfarë bëjnë të tjerët.

Të këshilluara

Emiljano Shullazi lë qelinë e burgut

Emiljano Shullazi ka lënë qelinë e burgut këtë të mërkurë dhe është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie për në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. D...

12:07

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Dita e sotme do të ketë vranësira kalimtare përgjatë orëve të paradites. Në Veri vranësirat do të sjellin reshje të pakta dëbore. Mesdita dhe pasditja sjelli...

07:46

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI