Edi Rama ka nisur dëshminë e tij në Komisionin Hetimor të Kuvendit për Inceneratorët.
Kryeministri është politikani i fundit që dëshmon para Komisionit të Kuvendit, i cili më do të mbledhë të gjitha provat në funksion të çështjes së Inceneratorëve.
Në nisje të mbledhjes, kryeministri bëri betimin, duke u shprehur se do thotë vetëm të vërtetën.
“Betohem se do t’ju them të vërtetën, veç të vërtetën, asgjë tjetër veç të vërtetës”, tha Rama.
Rama e konfirmoi praninë në komision mëngjesin e sotëm, ku theksoi se mezi pret të shkojë në komision për të dëshmuar para deputetëve të PS e PD. ©Lapsi.al
Lexo më tej:
Për inat të Bashës mos shko në shtrat me Velixhiun
Hetimi/ Pas daljes së dokumentit, Veliaj kandidat për SPAK