Vijon dëshmia e Edi Ramës në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Gjatë debatit me kryetaren Jorida Tabaku, ai ka bërë ironi edhe me përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike.
“Legjendarit i keni kthyer kurrizin se jeni me Amerikën. Trump ishte me Putinin, e patë?”, iu drejtua Rama-Tabakut.
Debati nisi teksa kryetarja e komisionit përpiqej të vinte në vështirësi Ramën për faktin që ish-ministri Lefter Koka është tashmë prapa hekurave për aferën e inceneratorëve. ©LAPSI.al