Flash

“Mos më ngri zërin”, "Keni frikë"/ Rama përplaset me Tabakun në komisionin për inceneratorët

Lapsi.al 23 February 2022
“Mos më ngri zërin”, "Keni frikë"/ Rama

Nisin debatet e forta mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku.

I thirrur për të dëshmuar, kryeministri Rama është pyetur nga Tabaku nëse ka dijeni që plehrat janë financuar me paratë e shqiptarëve.

Rama e nis fjalën e tij duke theksuar se po i ofendohet inteligjenca.

Pjesë nga debatet:

Rama: E kam problem ofendimin e inteligjencës, e kam shumë problem, kur inteligjenca ofendohet deri në këtë pikë, se po të them zonjë mos më cito gabim. Jeni ju që po bëni propagandë. Të thashë që unë nuk mbaj mend asnjë mbledhje qeverie, ndaj pyetja a e mbani mend atë mbledhje qeverie është e gabuar. Pse duhet ta mbaj mend atë mbledhje qeverie, çfarë është mbledhja e qeverisë, është diçka që bëhet çdo javë. Mbaj mend vetëm mbledhjen e qeverisë, kur është vënë fotografia e Ismail Qemalit.

Tabaku: I kërkoj teknikës, nuk është normale që të më mbyllet mua mikrofoni e t’i rri dëshmitarit hapur. Z. dëshmitar, në këtë mbledhje qeverie është marrë vendimi për financimin paraprak të një kontrate koncesionare, për të cilën sot është i akuzuar një ministër socialist. Pa ju cenuar inteligjencën, kisha menduar se mund ta kishit kërkuar këtë vendim të Këshillit të Ministrave. A jeni në dijeni të faktit se çdo punë e bërë për trajtimin e mbetjeve është bërë me paratë e buxhetit?

Rama: Ish-ministri nuk është i akuzuar për ndonjë vendim qeverie, as për ndonjë mbledhje qeverie, zonjë, as për ndonjë aferë të madhe qeverie. Ish-ministri është nën akuzë për korrupsion, që ai individualisht ka kryer me palën tjetër. Prandaj, lidhja mes mbledhjeve, vendimeve, funksionimit të gjithë zinxhirit me akuzën e ish-ministrit është abuzive, se nuk ka lidhje fare. Ajo është një marrëdhënie që dyshohet, sepse duhet ta provojë gjykata, dhe mbi dyshimin është ngritur akuza për korrupsion, por kjo nuk do të thotë që plehrat nuk janë pastruar, që impiantet nuk janë ndërtuar, që revolucioni për ta transformuar Shqipërinë nga një gropë plehrash në mes të Evropës, në një vend që nuk mbytet nga plehrat, që ka shkuar përpara, falë të gjitha këtyre vendimeve e të gjitha këtyre veprimeve. Unë jam në dijeni që në Elbasan e Fier janë ndërtuar dy vepra, për të cilat unë jam krenar.

Ndërhyn Tabaku

Rama: Përqendrohu.

Tabaku: Kam nevojë të fokusoheni te pyetjet.

Rama: Çfarë duhet të them unë i shkreti, kur ju më pyetët për buxhetin.

Tabaku: Të mos kalojmë nga një pyetje te tjetra.

Rama: Jo, jam te buxheti.

Tabaku: Të lutem, kjo propaganda, gropa me plehra.

Rama: Zonjë, më lini të flas.

Tabaku: E kuptoni pyetjen?

Rama: Nuk e kuptova, por e ndjej.

Tabaku: Lëri batuat e ironitë për jashtë. A jeni në dijeni se plehrat janë financuar me buxhetin e shtetit, meqë e doni kështu?

Rama: Jo e dua unë, por kështu duhet, se e dua shumë gjuhën shqipe.

Tabaku: Mos na trego çdo lloj gjëje.

Rama: O zonjë, s’po ju tregoj çdo lloj gjëje.

Tabaku: Mos na ngrij zërin.

Rama: S’po ngre zërin, por ju keni frikë.

Tabaku: Keni ju frikë nga ligji, se keni një ish-ministër në burg.

Rama: Mos më ndërprisni.

Të këshilluara

Emiljano Shullazi lë qelinë e burgut

Emiljano Shullazi ka lënë qelinë e burgut këtë të mërkurë dhe është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie për në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. D...

12:07

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Dita e sotme do të ketë vranësira kalimtare përgjatë orëve të paradites. Në Veri vranësirat do të sjellin reshje të pakta dëbore. Mesdita dhe pasditja sjelli...

07:46

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI