Flash

Berisha në Lushnje: Edi Rama ka rrëmbyer logon e PD dhe ia ka dhuruar pengut të tij Lul Brava

Lapsi.al 14 February 2022
Berisha në Lushnje: Edi Rama ka rrëmbyer logon e PD dhe ia ka dhuruar

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Lushnje ku ka prezantuar në një takim me të rinjtë kandidatin e tij, Elton Bano. Edhe këtë herë kryefjala e Berishës ishte Lulzim Basha, të cilin e akuzon se ka marrë logon e PD peng me ndihmë të Edi Ramës.

Ish-kryeministri bëri thirrje që të qartësohen qytetarët të mos ngatërrohen me qëllim që votat të shkojnë për koalicionin “Shtëpia e Lirisë”.

“Edi Rama ka rrëmbyer logon e PD dhe ia ka dhuruar pengut të tij për të mashtruar zgjedhësit, për të keq orientuar zgjedhësit. Shpjegojani çdo qytetari, se vota për ndryshimin është vota te Shtëpia e Lirisë. Çdo votë tjetër në logon e rrëmbyer është votë e humbur. Bëni gjithçka të bashkohemi të gjithë si demokratë. Asgjë nuk i lidh demokratët e Lushnjes me një njeri që është në dy hetim të forta në lidhje me krimin. Unë e kam mbështetur atë si askush tjetër, por ai rastisi arrë me vrimë, i prishur.

Unë isha sot në Sukth dhe u ngrit një dhe më tha që kushëriri më tha do votoj për Lul bravën. Unë i thashë ta bindësh kushëririn se ai e çoi partinë nga humbja në humbje. Do bëni gjithçka që asnjë votë e zgjedhësve tanë të mos shkojë drejt logos së rrëmbyer”, tha Berisha.

Të këshilluara

Digjet shtëpia në Divjakë, dyshimet e para

Një banesë është shkrumbuar nga flakët e zjarrit mesditën e kësaj të hëne në Divjakë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Babunjë, Divjakë, në ...

17:52

Arrestohet autori i vrasjes në Shkodër

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së 47-vjeçarit, ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gudë e Re, Shkodër. Strukturat hetimore të Drejtor...

17:06

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI