Flash

Zhvillimet në Ukrainë/ Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Lapsi.al 14 February 2022
Zhvillimet në Ukrainë/ Përfundon mbledhja e Këshillit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka mbledhur ditën e sotme Këshillin e Sigurisë Kombëtare për zhvillimet në Ukrainë. Mbledhja e nisur në orën 16:00 ka zgjatur rreth 50 minuta. Të pranishëm kanë qenë Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, deputetë, kryetari i komisionit parlamentar të sigurisë Nasip Naço, zv.ministrja e Jashtme Megi Fino, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë etj.

Kujtojmë se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të thirrur nga Kreu i Shtetit nuk ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, të cilët ndodhen në SHBA, ku do të marrin pjesë në Këshillin e Sigurisë të OKB.

Në fokus të kësaj mbledhjeje të thirrur nga presidenti ishte situata e tensionuar në kufirin e Ukrainës dhe paralajmërimet e perëndimit për një pushtim të mundshëm brenda pak orëve nga Rusia, ndërkohë që vetë presidenti i Ukrainës shprehet se nuk ka prova që Rusia do të pushtojë.

Të këshilluara

Arrestohet autori i vrasjes në Shkodër

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së 47-vjeçarit, ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gudë e Re, Shkodër. Strukturat hetimore të Drejtor...

17:06

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI