Flash

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB/ Çfarë duhet të dimë për vizitën e Edi Ramës në Nju Jork

Lapsi.al 14 February 2022
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB/ Çfarë duhet

Edi Rama ka udhëtuar për në Nju Jork për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Vizita katër ditore do të kulmojë ditën e nesërme ku kryeministri do të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Temat që priten të diskutohet janë dy. Konflikti Ukrainë-Rusi dhe marrëdhëniet mes dy shteteve, Shqipëri dhe SHBA.

Lexo më tej: Tensionet Rusi-Ukrainë/ Presidenti Meta mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Në një raportim live nga Nju Jorku, ishte gazetari Ergys Gjençaj i News 24, ku përpos këtyre detajeve, raportoi se pjesëmarrja e Ramës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është një moment i veçantë, pasi përkon me anëtarësimin e përkohshëm të shtetit tonë në këtë instancë ndërkombëtare. Ai theksoi se sot do të ketë një ceremoni gala, ku do të nderohet edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në Këshill, ndërsa të pranishëm do të jenë përfaqësues të vendeve anëtare. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: 

Rama dhe Olta Xhaçka i bëjnë thirrje Putinit të tërhiqet nga Ukraina 

5 pikëpyetje mbi Rusi – Ukrainë/ A jemi vërtet në prag të luftës 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI