Flash

VIDEO/ Tërhoqën zvarrë nënën e të arrestuarit, pezullohen 2 policë në Lushnjë

Lapsi.al 13 February 2022
VIDEO/ Tërhoqën zvarrë nënën e të arrestuarit,
Policia ka pezulluar dy efektivë, të cilët u filmuan në kamera duke nxjerrë zvarrë një grua jashtë komisariatit të Lushnjës. Video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon momentin kur njëri prej efektivëve e nxjerr gruan jashtë ambienteve të komisariatit, duke e tërhequr, teksa ajo bërtet dhe qan. Vendimin për pezullimin e efektivit dhe oficerit të patrullës së përgjithshme e mori vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, thotë Policia, pas njoftimit që ka marrë nga drejtori i Policisë Lushnjë. Policia tha se gruaja kërkonte të futej në komisariat pasi Policia kishte arrestuar djalin e saj, një 21-vjeçar i cili kishte shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të dhënë kundër tij për “dhunë në familje”. Ai gjithashtu ishte konfliktuar me një 35-vjeçar, po nga Lushnja, të arrestuar për “plagosje” nga Policia. “Gjatë kohës që shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit M. V., në Komisariat, shtetasja R. M. (nëna e shtetasit M. V.) ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe është nxjerrë jashtë nga efektivët e Policisë. Me qëllim pasjen e një hetimi disiplinor sa më objektiv, Drejtori i Përgjithshëm ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësit e Policisë F. H., me detyrë specialist informaconi dhe Sh. S., oficer i patrullës së përgjithshme, si dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të nisur menjëherë hetimin disiplinor”, - tha policia. 
 
View this post on Instagram
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Të këshilluara

Nga Aristoteli te Lali Eri?

Në Tiranë. Rruga “Mine Peza”. Pingul me të rruga “Kongresi i Tiranës” dhe sheshi para shkollës “Hasan Vogli”. Një pallat i verdhë me një akacie të lartë dhe kat...

20:55

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI