Flash

Ekzekutimi në Shkodër/ Viktimës i vranë 2 vëllezër pak vite më parë

Lapsi.al 13 February 2022
Ekzekutimi në Shkodër/ Viktimës i vranë 2 vëllezër

Rrënjët e hakmarrjeve mbeten ende të gjalla në vendin tonë. Mediat kanë zbuluar detaje të reja nga e shkuara e 47-vjeçarit Prekë Tonaj që u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në gshatin Grudë e Re në Shkodër.

Të njëjtat burime thonë se ai po qëndronte në një nga lokalet e zonës rreth orës 19.15 kur i janë afruar 2 persona të maskuar të cilët fillimisht kanë përmendur një emër dhe pas kanë hapur zjarr me breshëri duke e lënë të vdekur në vend babain e 4 fëmijëve.

Autorët nuk janë identifikuar ende. Policia ka ngritur postblloqe në zonë ndërsa ka nisur edhe marrjen në pyetje e personave që kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes. Tonaj ishte punonjësi i Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime të Shkodrës.

Ai rezulton person me precendetë penal pasi në 2011 është arrestuar së bashku me 2 persona të tjerë. Sipas njoftimit të policisë së asaj kohe ai, së bashku me djalin e tij dhe një person tjetër tentuan të vrasin një person për motive hakmarrjeje në fshatin Vuksan të Shkodrës.

Është ende e paqartë nëse kjo ngjarje e 11 viteve më parë ka lidhje me ekzekutimin e së dielës. Sipas të njëjtave burime, Prek Tonajt i janë vrarë edhe dy vëllezër vite më parë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Nga Aristoteli te Lali Eri?

Në Tiranë. Rruga “Mine Peza”. Pingul me të rruga “Kongresi i Tiranës” dhe sheshi para shkollës “Hasan Vogli”. Një pallat i verdhë me një akacie të lartë dhe kat...

20:55

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI