Flash

Policia jep sqarime për vrasjen në Shkodër: Ngjarja ndodhi në lokal

Lapsi.al 13 February 2022
Policia jep sqarime për vrasjen në Shkodër: Ngjarja ndodhi

Policia e Shkodrës ka dhënë disa detaje nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Grudë e Re.

Uniformat blu thonë se “rreth orës 19:15 në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve” – thuhet në njoftimin e policisë.

Lapsi.al mëson se viktima është Prek Tonaj, aktualisht punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve të Shkodrës. Autori i maskuar është afruar dhe ka hapur zjarr me kallashnikov.

Viktima është arrestuar një herë në vitin 2011 pasi së bashku me 2 persona të tjerë po përgatiteshin të kryenin një vrasje që kishte për motiv hakmarrjen. Ishte policia e Shkodrës që në atë kohë bëri të mundur parandalimin e vrasjes duke arrestuar Prek Tonajn, N.T.dhe N.P. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për javën që vjen

Rikthehet sërish dimri në vend. Sipas Shërbimit Meteorologjik, shiu dhe bora do të jenë të pranishëm në vend gjatë tre ditëve të para të javës, më intensive ...

16:15

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI