Lulzim Basha, Erion Veliaj, Taulant Balla dhe Irfan Hysenbelliu darkuan së bashku në resortin "Fish City" në Labinot. Ky denoncim erdhi në adresë të Sali Berishës, i cili publikoi mesazhin e plotë.
Sipas denoncimit, takimi është mbajtur pas orës 10 e gjysmë të darkës disa ditë më parë dhe ka pasur shumë dëshmitarë kryesisht nga stafi që shërbente. I pari erdhi Taulant Balla, i ndjekur më pas nga Erion Veliaj, biznesmeni Hysenbelliu dhe në fund Lulzim Basha.
Takimi zgjati deri në orës dy e gjysmë të mëngjesit. Basha dhe Hysenbelliu janë larguar ndërsa Veliaj dhe Taulant Balla kanë fjetur tek "Fish City".
Denoncimi vjen në një periudhë kur situata politike në vend është trazuar. PD-ja e ndarë në dysh vepron ndryshe si në retorikë politike, ashtu edhe me vullnetin në parlament. Çka rëndon mbi Bashën tani janë akuzat e ngritura nga PD e foltores se ai po bashkëpunon me Edi Ramën, sikurse edhe ndodhi me votimin e së enjtes ku klani Basha bashkoi votat me mazhorancën për të zgjatur afatet e vettingut.
Sali Berisha artikulon prej muajsh fjalën "peng" më shumë se Lulzim. Kësaj akuze i frynë edhe teoritë konspirative se ditën që deputetët e Ramës u bashkuan me ata të Bashës, ky i fundit u thirr për dëshmi nga prokurorët belgë për dosjen "Toyota Yaris". Denoncimi i sotëm i Berishës është pothuaj i njëjtë me linjën që ai ndjek prej muajsh me Bashën. Kryetari i opozitës është një zgjatim i regjimit autokrat të Edi Ramës. ©Lapsi.al
Denoncimi i plotë: