Lulzim Basha deklaroi sot se "Trekëndëshi i Bermudës" nuk e do reformën në drejtësi. Ai ngriti pyetjen se ku u zhduk Berisha që nuk votoi kundër për zgjatjen e mandateve të Vettingut. Sipas Bashës, Berisha ishte njeriu që votoi për reformën në drejtësi në 2016-n por në seancën e fundit u zhduk nga salla.
Basha kërkon përgjigje pse Berisha nuk votoi zgjatjen e vettingut, duke nënkuptuar tërthorazi se kjo reformë paska funksionauar. Në fjalët e tij, Basha thekson se "Trekëndëshi i Bermundës" do që treforma të mos funksionojë dhe se Edi Rama dëshiron që ONM-ja të mos ekzistonte. Basha më pas njeh veprimet e SPAK si të gjysëm të mira, që që duhet të përmirësohen më shumë.
Tre paragrafet më poshtë të shkëputura nga fjala e Bashës zbulojnë interesin e tij për të mbrojtur bashkimin e votave me Edi Ramën për të zgjatur afatet e vettingut, një proces që në duart e mazhorancës liston një sërë skandalesh me emërime e shkarkime funksionarësh të drejtësisë.
"Ka një interes esencial të Trekëndëshit të Bermudës, që reforma në drejtësi të mos funksionojë. Një nga këta më të më interesuar është Edi Rama, i cili dëshiron që ONM-ja të mos ekzistonte. Pra, nuk do shumë mend për të kuptuar me gjithë këtë gjendje të një situate politike që është më keq se Kolumbia në ditët e saj më të zeza.
Ne po denoncojmë në interesin të opinionit publik, sesa të një drejtësise që ëshhtë nën kontrollin e Edi Ramës. Një nga ministrat është në burg, dy nga prestanomet janë në kërkim. Thirja që i bëra SPAK-ut është që të mos prisni që të japë dorëheqjen ministri i radhës, por çojani prangat në Ministri, mos prisni të japë dorëheqjen kryebashkiaku i radhës, por vijani prangat në zyrë. Do të keni në krah jo vetëm PD-në por edhe socialistët. Me këtë aferë është zbuluar pisllëku më i madh, që po zhvat shqiptarët, jo vetëm për bukën e gojës, por edhe të ardhmen e tyre.
Të tjerat janë mashtrime dhe gënjeshtra të cilat nuk dua t’u futem më thellë, ata e kanë votuar vettingun, ne kemi kërkuar që të zgjasim afatin e vettingut. Ua shpjegoj fare thjeshtë, merreni shikojeni nga votimi i Sali Berishës në 2016 për vettingun dhe deri te mos votimi kundër i Sali berishës, pse nuk votuan kundër të enjten. Ku u zhdukën?" - u shpreh Basha. ©Lapsi.al