Flash

Berisha në Rrogozhinë: Rëndësia e zgjedhjeve të 6 marsit është kombëtare

Lapsi.al 12 February 2022
Berisha në Rrogozhinë: Rëndësia e zgjedhjeve të 6

Sali Berisha prezantoi sot në Rrogozhinë kandidatin e "Shtëpisë së Lirisë", Hekuran Xhani i cili do të garojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Ai i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në këtë fushatë për t'i dhënë Shqipërisë shpresën e një fitoreje të thellë të ardhshme, e triumfit të opozitës së vërtetë shqiptare dhe triumfit të votës së lirë.

"Këto zgjedhje në 6 bashki zhvillohen vetëm në një pjesë të bashkive të vendit, por rëndësia e tyre është kombëtare dhe e jashtëzakonshme. Qytetarët e Rrogozhinës dhe 5 bashkive të tjera firmosin kthesën e madhe, shpresën e madhe, firmosin ndryshimin jetik për të ardhmen tonë. Rrogozhina vazhdon të braktiset njëlloj si e gjithë Shqipëria. Kjo nuk vjen se shqiptarët nuk kanë dashuri për trojet e tyre, por nuk përballen dot m,e jetën e përditshme, në varfërinë që i zhyt çdo muaj e më shumë një regjim plaçkitës, arrogant që nuk do t'ia dijë për hallet dhe dertet e qytetarëve, i vjedh ata ditën dhe natën e si rezultat i detyron të largohen", deklaroi Berisha.

Berisha tha se Shqipëria nga vendi me rrogat më të larta në rajon që ishte 8 vite më parë, sot është vendi me rrogat më të ulëta në rajon.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI