Flash

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Brenda 'shtëpisë së barit' në Ndroq, tre të arrestuar, mes tyre dhe punonjës të OSHEE (VIDEO)

Lapsi.al 12 February 2022
Brenda 'shtëpisë së barit' në Ndroq, tre të

Në Tiranë, Komisariati nr. 6 në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në afërsi të xhamisë së fshatit Pinet, Ndroq, një grua e kishte përshtatur banesën si ambient për kultivimin në kushte laboratorike të kanabisit, organizuan operacionin policor të koduar “Pinet".

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë: Eriban Daja, 29 vjeç për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike" kryer në bashkëpunim;

Qemal Hasa, 47 vjeç, elektricist pranë OSHEE-së për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe Erion Mema, 26 vjeç, faturist pranë OSHEE-së për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Organizimi i lotarive të palejuara".

Gjithashtu u procedua penalisht kryeplaku i fshatit Pinet, Elez Kapllani, 61 vjeç, për shpërdorim detyre.

Nga ana e Drejtorisë Rajonale të AMP Tiranë u procedua në gjendje të lirë punonjësi i Komisariatit nr. 6, Adrian Malliku, 39 vjeç, ndihmës-specialist për policimin në komunitet, në zonën e Ndroqit.

Po në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike kryer në bashkëpunim, Rudina Xhambazi, 32 vjeçe, e cila kishte marrë me qira këtë banesë.

Rudina Xhambazi, banesën e marrë me qira prej saj, së bashku me të arrestuarin tashmë Eriban Daja, i cili u kap në banesë gjatë ndërhyrjes së Policisë, e kishin përshtatur atë për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, kurse punonjësit e OSHEE, nuk i kishin konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim.

Gjatë kontrollit të telefonit të faturistit Erion Mema, u gjetën edhe programe për vendosjen e lotove sportive.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 247 bimë kanabis të kultivuara në vazo, 45 ushqyes elektrikë, 46 llamba elektrike, 11 freskuese, shuma prej 120.000 lekësh dhe 7 aparate celulare.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike", “Shpërdorimi i detyrës” dhe "Organizimi i lotarive të palejuara".

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI