Flash

CIA: Sulmi rus ndaj Ukrainës mund të nisë të mërkurën

Lapsi.al 11 February 2022
CIA: Sulmi rus ndaj Ukrainës mund të nisë të

CIA jo vetëm që nuk e ka hipotezë një pushtim rus ndaj Ukrainës, por ka treguar edhe një datë: Sulmi rus mund të nisë javën e ardhshme.

Kështu shkruan gazeta gjermane “Der Spiegel”, sipas të cilës amerikanët kanë paralajmëruar aleatët për një agresion ushtarak të mërkurën e 16 shkurtit.

Ndërsa Shtëpia e bardhë tha të premten se Rusia mund të sulmojë Ukrainën brenda një jave dhe ndoshta edhe brenda dy ditëve të ardhshme ndaj u bëri thirrje amerikanëve që të largohen menjëherë.

Ishte këshilltari i presidentit Joe Biden për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan që tha se SHBA nuk e dinë nëse presidenti rus Vladimir Putin e ka marrë vendimin për të ndërhyrë, por se duket se janë marrë masat në terren për një inkursion të shpejtë.

Sullivan nuk dha detaje specifike, por tha se të gjithë amerikanët që janë ende në Ukrainë duhet të largohen brenda 24-48 orëve të ardhshme. Ai tha se një ndërhyrje ruse mund të fillonte me një sulm ajror që do ta bënte të vështira largimin.

Moska, nga ana e saj, ashpërsoi reagimin ndaj diplomacisë perëndimore, duke thënë se përgjigjet e dërguara këtë javë nga BE dhe NATO ndaj kërkesave të saj të sigurisë tregonin “mungesë respekti". Imazhe satelitore të publikuara nga një kompani private amerikane tregojnë dislokime të reja ushtarake ruse pranë Ukrainës.

“Një pushtim i mundshëm mund të fillojë në çdo kohë, dhe që të jem i qartë kjo mund të ndodhë edhe gjatë lojërave olimpike," - tha sekretari i shtetit Antony Blinken. Lojërat e Pekinit përfundojnë më 20 shkurt.

Ndërsa gjendja bëhet më alarmante, gjithnjë e më shumë vende, përfshirë Japoninë dhe Holandën paralajmëruan të premten qytetarët e tyre të largohen menjëherë nga Ukraina. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter ka goditur sot ishullin grek Kos. Mediat lokale bëjnë me dije se epiqendra u raportua në 30 km në lindje të Kos, pr...

20:31

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI