Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Lufta është afër/ Biden thërret urgjent në telefon krerët e BE dhe NATO

Lapsi.al 11 February 2022
Lufta është afër/ Biden thërret urgjent në telefon

Një samit telefonik është thirrur mes liderëve perëndimorë për të analizuar zhvillimet e fundit në krizën në Ukrainë.

Kjo raportohet nga ANSA që citon burime të qeverisë gjermane. Në konferencën telefonike marrin pjesë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri italian Mario Draghi, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti polak Andrzej Duda. Në bisedime do të marrin pjesë edhe krerët e BE-së dhe NATO-s.

Në mëngjes, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përsëriti se ekziston një rrezik real i një konflikti të armatosur në Evropë, duke pasur parasysh se numri i trupave në kufijtë e Ukrainës "rritet" dhe koha e reagimit të një sulmi të mundshëm "zbret".

Ai paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e "veprimeve hibride", duke përfshirë ato "kibernetike", ose një përpjekje për "përmbysjen e qeverisë së Kievit", duke nënvizuar numrin e madh të agjentëve të inteligjencës ruse të pranishëm në Ukrainë.

Për Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të ndodhë "në çdo kohë", edhe gjatë Lojërave Olimpike Dimërore, që po zhvillohen në Pekin. Ndërsa presidenti Biden në një intervistë për NBC deklaroi se "qytetarët amerikanë duhet të largohen nga Ukraina tani".

“Nuk është si të kemi të bëjmë me një organizatë terroriste, kemi të bëjmë me një nga ushtritë më të mëdha në botë, është një situatë shumë e ndryshme dhe gjërat mund të çmenden shpejt”, - paralajmëroi ai duke iu referuar kërcënimit rus, ndërsa ambasada amerikane në Kiev lëshoi një alarm të ngjashëm.

Ministri rus i Mbrojtjes Serghiei Shoigu, duke takuar homologun e tij britanik Ben Wallace në Moskë, deklaroi se "situata ushtarake dhe politike në Evropë po bëhet gjithnjë e më e tensionuar" dhe se "nuk është faji i Rusisë", raporton agjencia e shtypit shtetëror rus TASS.

Vetë Rusia i ka kërkuar personelit jo thelbësor në ambasadën e saj në Ukrainë që të largohen përkohësisht nga vendi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter ka goditur sot ishullin grek Kos. Mediat lokale bëjnë me dije se epiqendra u raportua në 30 km në lindje të Kos, pr...

20:31

Merr flakë makina në rrugën Tiranë-Elbasan

Një automjet ka shpërthyer në flakë në autostradën Elbasan Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Ibë, dy kilometra pasi kalon tunelin për të ardhur në...

20:19

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI