Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Ironia e gazetës austriake "Der Standard": Tiranës, kryeqytetit të rinisë, po i ikën rinia

Lapsi.al 11 February 2022
Ironia e gazetës austriake "Der Standard": Tiranës,

Gazeta e njohur austriake, Der Standard, ka publikuar së fundmi një reportazh nga Tirana, që këtë vit do jetë Kryeqyteti Evropian i Rinisë.

Por që në titull, gazeta pikas paradoksin. “Tiranës, kryeqytetit të rinisë, po i ikën rinia,” shkruan gazetarja Antonia Ruth. Sipas saj, gjenerata e re e do integrimin evropian, por udhëheqja politike e vendit nuk e çon vendin para.

Shkrimi nis me një përshkrim të Piramidës, e cila pritet të kthehet në qendër rinore.

“Të thuash se ‘Piramida’ në bulevardin e madh të Tiranës, “Dëshmorët e Kombit”, ngrihet me krenari aty, do të jepte përshtypjen e gabuar. Më shumë duket sikur godina e çuditshme prej betoni, e cila fillimisht kishte për qëllim të shërbente për homazhe për diktatorin e vdekur, Enver Hoxha, po përpiqet që të fshihet mes godinave qeveritare në rrugën kryesore të metropolit shqiptar”.

Gazetarja thekson më tej se edhe punimet për rikonstruksionin e Piramidës nuk duket se po ecin me ritëm.

Më tej ajo ndalet te emigracioni, duke theksuar se kjo është sfida më e madhe e vendit.

“Emigrimi në Shqipëri është një nga sfidat më të mëdha për vendin: vetëm nga viti 2008 deri në vitin 2018, mbi 1 milion shqiptarë emigruan në BE- 2.8 milionë njerëz jetojnë ende në këtë vend”.

Të rinjtë po largohen dhe nuk po kthehen pasi mungon perspektiva.

“Në vend ka mungesë perspektive: Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Evropë, të ardhurat mesatare mujore në vitin 2020 ishin rreth 430 euro. Një pagë minimale me ligj ka ekzistuar vetëm për një vit- ajo është e barabartë me 245 euro".

“Përveç kësaj, procesi i anëtarësimit në BE ka ngecur kohët e fundit. Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2009 dhe është vend kandidat që nga viti 201. Në mars të vitit të shkuar, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së thanë dritën jeshile për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Megjithatë mbetet e paqartë se kur do të fillojnë realisht negociatat”, thekson gazeta.

Të këshilluara

Tiranë, zbulohet "shtëpi bari" në Ndroq

Policia e Tiranës ka zbuluar një shtepi që përdorej si bazë për prodhimin dhe magazinimin e lëndëve narkotike në Ndroq. Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhe...

18:01

SHBA i dhuron Kosovës 500 mijë doza Pfizer

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer për Kosovën. Në ceremoninë e pranimit të këtyre vaksinave të siguruara nga pre...

17:39

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI