Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Tiranë, zbulohet "shtëpi bari" në Ndroq

Lapsi.al 11 February 2022
Tiranë, zbulohet "shtëpi bari" në Ndroq

Policia e Tiranës ka zbuluar një shtepi që përdorej si bazë për prodhimin dhe magazinimin e lëndëve narkotike në Ndroq. Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një sasi të madhe kanabisi, ndërsa policia është ende duke bërë verifikimet përkatëse për të patur një panoramë më të qartë . Bëhet fjalë për një ndërtesë, në brendësi të së cilës është gjetur lëndë narkotike të mbjellura si edhe të gjitha aparaturat e tjera të përshtatshme për kultivimin e kanabisit. Policia nuk ka gjetur askënd në shtëpi, ndërsa janë shoqëruar dy punonjës të OSHEE-së për shpërdorim detyre pasi nuk kanë njoftuar për sasinë e madhe të energjisë që konsumohej për shkak të llampave të fuqishme.

Operacioni i sotëm

Për shkak se vitin e kaluar, një nga problematikat e hasura në polici ishte kultivimi i drogës në sera e godina të pabanuara, këtë të premte, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka urdhëruar vartësit të nisin një operacion për kontrollin e territorit.

Operacioni do të kryhet çdo ditë në të gjitha qarqet, nga ora 9:00 deri në orën 16:00.

Në terren do të dalin edhe punonjësit e sektorëve dhe seksioneve të tjera dhe jo vetëm ata të narkotikëve.

Sipas urdhrit, kontrollet do të zhvillohen në banesa, objekte të mbyllura, sera, depo, magazina, tunele, ish reparte ushtarake, ish depot e rezervave shtetërore, shtëpi të braktisura, stane e stalla. Për policinë këto ambiente shfrytëzohen individë apo grupe kriminale për kultivimin e bimëve narkotike apo përgatitjen e mbjelljes së fidanëve të drogës.

Për të mos dekonspiruar operacionin, Nano ka vendosur që kontrollet nuk do të kryhen nga oficerët e qarkut. Disa grupe të FNSH-së së Fierit do të shkojnë në Berat e Gjirokastër, në Lezhë do të ketë kontrolle nga efektivë të Shkodrës.

Në terren kanë dalë mbi 1800 efektivë të ndarë në mbi 400 grupe. Ndërsa operacionet në çdo qark mbikëqyren nga drejtues policie në Drejtorinë e Përgjithshme.

Të këshilluara

SHBA i dhuron Kosovës 500 mijë doza Pfizer

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer për Kosovën. Në ceremoninë e pranimit të këtyre vaksinave të siguruara nga pre...

17:39

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI