Flash

Zbulohet zanafilla e "Toyota Yaris", kjo është SMS-ja që zbuloi 3.4 milionë eurot e drogës

Lapsi.al 11 February 2022
Zbulohet zanafilla e "Toyota Yaris", kjo është SMS-ja

Gazetari Artan Hoxha zbuloi SMS-në që, sipas tij, inicioi gjithë spiralen politiko-gjyqësore për 3.4 milionë eurot e kapura në një Toyota Yaris në vitin 2018.

Lulzim Basha dje u pyet nga prokurorë nga Belgjika se si e dinte që këto para do vinin në Shqipëri, dhe aty kishte pjesë edhe Taulant Balla. Nuk dihet shpjegimi që ka dhënë Basha prokurorëve belgë (në Belgjikë po hetohet sepse paratë e krimit vinin nga atje), pasi ishte ky i fundit që e paralajmëroi ardhjen e kësaj makine me para. Dhe kur ajo u kap, lindën pikëpyetje për këtë informacion që ka Basha.

Artan Hoxha zbulon SMS-në:

"Me date 20 qershor 2018, 48 ore perpara se shefi opozites te fliste ne Kuvendin e Shqiperise, nje mesazh mberrin ne telefonin e nje drejtuesi te larte te shtetit shqiptar.

Saktesisht ne oren 09:31 minuta te dates 20 qershor 2018, nje person qe identifikohet si punonjes i Sherbimit Informativ Shqiptar, njofton se, nje mjet transporti, karroatrec me disa vetura te ngarkuara siper tij, pritet te futet ne territorin e Shqiperise deri ne mbremje.

Informatori thote se, nje veture po transporton nje sasi te madhe parash per llogari te nje klani trafiku.

Burimi eshte aq i bindur ne informacionin e tij, sa jep te dhena per targen e mjetit, madje dhe emrin e shoferit.

Ai sqaron se, me “90% parate do hyjne nga Porti i Durresit”.

Por thote se parate mund te hyne dhe nga pikat e kalimit kufitare ne Veri te Shqiperise, ne Muriqan ose ne Hanin e Hotit.

Ne fund derguesi i mesazhit edhe pse eshte punonjes shteti, kerkon te ngelet 100% anonim, madje uron qe kapja e parave, te realizohet nga policia…

Kete sms(te cilin nuk e di nese ndodhet ne dosjen e prokurorise) te derguar nje drejtuesi te larte te shtetit, dy dite perpara se shefi opozites te fliste ne Kuvend dhe 4 dite perpara se te kapej ngarkesa me 3.4 milione euro, po publikoj me poshte." - shkruan Hoxha në Facebook.

Gazetari shprehet se gjithçka ndodhi siç e denoncoi Basha në Kuvend më 22 qershor 2018, gazetari thekson se dy janë mundësitë që kreu i opozitës të ketë një informacion kaq të saktë:

"E para; njëri nga grupet kriminale rivale, njoftoi opozitën në mënyrë që operacioni i kundërshtarëve të tyre, të bëhej publik, dhe paratë të kapeshin duke dëmtuar rëndë rivalet.

E dyta; informacioni “rrodhi” nga ndonjë agjensi e zbatimit të ligjit, ku një zyrtar “dashamirës” i opozitës, duke mos patur besim te eprorët e tij, njoftoi për dijeni dhe Lulzim Bashën…" - shkruan Hoxha. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI