Flash

Çfarë i dhatë opozitës për vetingun?/ Tallet Rama: Arra me mjaltë

Lapsi.al 10 February 2022
Çfarë i dhatë opozitës për vetingun?/ Tallet Rama:

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Rama deklaroi se sot ka dy Parti Demokratike dhe PS nuk negocion me asnjë prej PD-ve. Pyetjes se çfarë i dha opozitës për të marrë votën e saj per zgjatjen e vetingut, Rama iu përgjigj me tallje: “Arra me mjaltë”.

“Çdo gjë që bashkon është diçka pozitive. Arsyet: si, qysh, tek nuk kanë rëndësi përpara faktit që ne sot kemi zgjatjen e mandatit për një proces që ka qenë një proces i dhimbshëm, një proces i vështorë, një proces i vështirë me pjesët e veta pozitive dhe elementët e saj problematikë.

Atyre që thonë: ua, si, qysh, tek, pse, jo, drejtësia aty, drejtësia këtu ju them që në Shqipëri nuk ka pasur drejtësi kurrë. Proces pastrimi të një llumi të madh në një vend që s’ka pasur drejtësi kurrë si në vendet që i shikojmë me zili.

Çfarë i dhamë? Arra me mjaltë...

Ne nuk bindëm asnjë. Ne shkuam për të votuar. Ka dy Parti demokratike. Ne nuk negociojmë me asnjërën prej tyre. Me 118 vota pro, 0 kundër dhe 4 abstenim, Kuvendi miratoi sot ndryshimet Kushtetuese për të zgjatur mandatin e organeve të vetingut.

Këtë vendim e kanë përshëndetur edhe selitë diplomatike në Tiranë, të cilët kanë bërë shpesh thirrje për votimin e këtyre ndryshimeve. Ambasadat e SHBA, BE, Gjermanisë dhe OSBE shprehen se këto ndryshime janë një hap i rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe integrimin evropian” - tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

10 të arrestuar në Tiranë, zbardhen akuzat

10 persona janë vënë nën prangat e policisë në Tiranë, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve ës...

18:57

Zjarr në një magazinë në Elbasan

Rreth orës 18:40, në në fshatin Labinot Fushë Elbasan,ka rënë zjarr në magazinën e shtetasit Sh. Xh., 45 vjeç. Nga zjarri nuk ka të lënduar por vetem dëme ma...

19:42

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI