Flash

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

I dehur në timon, arrestohet shoferi i autobusit në Shijak (VIDEO)

Lapsi.al 12 February 2022
I dehur në timon, arrestohet shoferi i autobusit në Shijak (VIDEO)

Policia ka arrestuar një 57-vjeçar në Shijak, pasi drejtonte autobusin në gjendje të dehur. Policia bën me dije se falë dhe bashkëpunimit me qyetarët kanë prangosur B.V., 57 vjeç, banues në fshatin Erzen të Shijakut. Shërbimet e Policisë Rrugore pas njoftimit të marrë nga qytetarët se një autobuz, kryente manovra të rrezikshme në rrugën Shkozet –Shijak, menjëherë kanë bërë të mundur bllokimin e autobusit. Gjithashtu ai është ndëshkuar me masë administrative me 90.000 lekë të rinj dhe me 16 muaj pezullim të Lejes së Drejtimit.

Njoftimi i policisë:

Drejtonte autobuzin në gjëndje të dehur, falë dhe bashkëpunimit me qyetarët, Policia Rrugore vë në pranga 57 vjeçarin.

Gjithashtu ndëshkohet me masë administrative me 90.000 lekë të rinj dhe me 16 muaj pezullim të Lejes së Drejtimit.

Shërbimet e Policisë Rrugore pas njoftimit të marrë nga qytetarët se një autobuz, kryente manovra të rrezikshme në rrugën Shkozet –Shijak, menjëherë kanë bërë të mundur bllokimin e autobuzit.

Pas kryerjes së alkooltestit rezultoi se drejtusi i autobuzit shtetasi B.V., 57 vjeç, banues në fshatin Erzen të Shijakut, drejtonte autobuzin në gjëndje të dehur në masën 1.48 mg për litër.

Në përfudnim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale”Drejtimit te mjetit në mënyrë të parregullt ”(në gjëndje të dehur), dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Drejtoia Vendore e Policisë Durrës falënderon qytetarët që denoncojnë këto rates që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës dhe apelon që cilido që konstaton raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor të denoncojnë menjëherë në 112 e Komisariatin Dixhital duke ju garantuar anonimat të plotë e reagim të menjëhershëm, pasi siguria rrugore, është një ndër prioritetet kryesore që ka Polcisa e Shtetit.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI