Flash

Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Dibër sfidon rivalët në debat televiziv

Lapsi.al 13 February 2022
Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ në

Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Bashkinë e Peshkopisë, Premtim Kryemadhi gjatë fjalës së tij ka sfiduar kandidatët rivalë në zgjedhjet e 6 marsit me një debat televiziv.

Kryemadhi u shpreh se do të bëjë transparencë të punës së bashkisë dhe të fondeve që mblidhen.

"I ftoj 3 kandidatët në një debat televiziv, për këndvështrimin që kemi ne për Dibrën dhe dibranët e zgjuar kanë nevojë për një debat të tillë.

Koha për ndryshim ka ardhur.

Fitorja që nuk erdhi kurrë me Lulzim Bashën, do të vijë në 6 mars. Kërkoj votën tuaj në 6 mars që të ndahemi nga e keqja. Ne që jetojmë këtu, e dimë se çfarë i duhet Dibrës.

Ne e kemi përvojën, prandaj me votën tuaj mundemi.

Të bashkohemi për dibrën dhe fëmijët tanë. Ju premtoj transparencë’" - tha gjatë fjalës së tij, kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Dibër, Premtim Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI