Flash

Berisha denoncon Irfan Hysenbelliun: Kapteri i Taulant Ballës që financon mediat me paratë e inceneratorëve, manipuloi deklaratën time për llogari të Bashës (VIDEO)

Lapsi.al 14 February 2022
Berisha denoncon Irfan Hysenbelliun: Kapteri i Taulant Ballës që

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar botuesin e Focus Media Group, Irfan Hysenbelliu për atë që ai e quan si "mashtrim të opinionit publik" për llogari të Lulzim Bashës. Berisha thotë se deklarata e tij e bërë gjatë një takimi elektoral në Durrës është manipuluar. Për ta faktuar këtë ai publikon edhe variantin e plotë të videos.

"Te specializuar per manipulim provash dhe genjeshtrash, ja si mashtron opinionin per llogari te njeriut qe genjen dhe kur fle, Irfan Hysenbelliu, kapterri i Taulant Balles qe financion mediat me parate e inceneratoreve! Keshtu, deklaraten time se ‘nuk ka njeri qe mund te thote se Durresi sot eshte me mire se 22 vjet me pare’, balla-media e Irfanit e fallsifikon me titullin: ‘Berisha mbron Gjushin dhe se ai ka deklaruar ne Sukth se: Durresi sot eshte me mire se 22 vite me pare’!Turp mediatik! Bashkangjitur keni videon origjinale me versionin e manipuluar nga mediaballa e Irfanit!", shkruan Berisha.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI