Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar në një postim në Twitter, për zgjatjen e afateve të punës së komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët deri më 25 shkurt.
“E rëndësishme është që puna e Komisionit Hetimor të Parlamentit për inceneratorët të vazhdojë. Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet kryesore të BE-së. Lufta kundër korrupsionit është një prioritet kryesor për BE dhe për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE” - shkruan Soreca në rrjetet sociale.
Këshilli i Rregullores dhe Mandateve i dha të drejtë opozitës për afatin kohor të punës së komisionit hetimor për inceneratorët duke i njohur si afat ligjor fundor datën 25 shkurt.
Mazhoranca u tërhoq nga pretendimi i saj për datën 28 janar. Shtyrja e hetimit u përshëndet edhe nga ambasadorja Yuri Kim.
Lexo më tej:
Me zë dhe figurë/ Si e mbuloi Rama aferën e inceneratorëve me flamurin e Partisë Socialiste
Skema e korrupsionit/ Bllokohen inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit
Afera e inceneratorëve, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Stela Gugalljan dhe Klodian Zoton