Flash

Meta: Të shenjtërohet Kushtetuta, të mos ndryshohet kurrë më pa referendum nga populli

Lapsi.al 4 February 2022
Meta: Të shenjtërohet Kushtetuta, të mos ndryshohet kurrë

Ilir Meta deklaro  Shqipëria nuk duhet të trajtohet si plaçkë, e për këtë qëllim ai thotë se duhet të shenjtërohet Kushtetuta dhe të mos ndryshohet pa referendum nga populli.

Presidenti i cilëson si dramë ndryshimet kushtetuese të PS-PD të vitit 2008, ku u kalua në lista të mbyllura dhe që sipas tij, kanë sjellë një demokraci fasadë.

"Shqipëria nuk mund të trajtohet më si plaçkë e 2-3 politikanëve. Për këtë qëllim duhet të shenjtërohet njëherë e përgjithmonë Kushtetuta, që kurrë nuk duhet të ndryshojë më, pa referendum nga populli. Sepse drama e Shqipërisë fillon për fat të keq, në ndryshimet kushtetuese PS-PD të vitit 2008, tek listat e mbyllura, që na sollën tek një demokraci formale dhe fasadë, ku i gjithë populli ka dalë jashtë loje dhe është viktimë e vendimeve, që merren vetëm nga disa individë." - shkruan Ilir Meta në Facebook.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI